Java-Olimpike në Shkoll ë

Modeli i një Jave Olimpike

E hënë  Hapja e Festes
                 
1. Fjalim i drejtorit të shkollës         
2. Vrapim me pishtar përreth shkollës
   - Çdo klasë një vrapues.     
   - Ndezja e flakës.
                 
3. Ngritja e Flamurit Olimpik të pregatitur nga vetë shkolla.

4. Këngë  shkollare në hapje.  
   
5. Fjalmi udhëzues për Olimpiadën e nxënësve  
   - Të ushtrojmë së bashku sportin.
   - Të shkojmë mirë së bashku.
   - Të arrijmë rezultate të mira.
   - Të njohësh humbjen.
   - Të ndjekësh rregullat.

6. Paraqitje dansi ose aerobie


Mëngjesi i sportistëve

Pas ceremonisë së hapjes së festës,  fillon Java Olimpike.

Diskutohet së  bashku me fëmijët mëngjesi sportistiv.

Çdo gjë duhet të bëhet dhe të përgatitetnga vetë nxënësit, prindërit dhe mësuesit.

Këtu jepen edhe udhëzime.


E Martë


Puna përgatitore në klasë në klasë:

Detyra konsiston në hartimin e një Dosje Olimpike. Ofrohet, marrja përsipër e fletave të ndryshme të punës tëbroshurave të KOKSH dhe trajtimi gjatë mesimit. Po kështumund të jepen ide përsonale në organizimin e brëndshëmtë Dosjes  Olimpike, në të cilën mund të realizohen forma të hapura të mësimit në mënyrë të veçantë arritjet e qëllimeve dhe objektivave të këtij aktiviteti.Dosja duhet të  dokumentojë rrjedhën e Javës Olimpike.


E Mërkurë

Dita - Workshop

Në ditë-workshop fëmijëve u bëhen oferta të shumëllojshme, të cilat sipas mundësive duhet të kenë një përmbajtje Olimpike. Gjatë paradites  fëmijët mund të marrin deri në 3 oferta. Në mënyrë që fëmijët të mund të zgjedhin të lirë, mund të ofrohet idea që temat të përsëriten çdo 90 minuta në 3 blloqe të medhenj. Temat e mëposhtme mund të ofrohen në workshop:

- Formimi i motiveve Olimpike
- Thënie nga Greqia.
- Pregatitja e flamujve të vendeve pjesmarrëse.
- Miqësi me grupet.
- Punë me letër me rrudha.
- Film në video "Olimpiada e kafsheve".
- Memorje nga  broshurat e KOKSH
- Krijimin e një kolazhi Olimpik
- Krijimi i shiritave në  ngjyrën e Olimpike
- Prëgatitje e pullave postar me
- motive Olimpike
- Shoqërime muzikale të kengës së Olimpike.
- Vula "Shkrime Antike".
- Bingoja Olimpike.


E Enjte
                  

Punë përgatitore në klasë:               
Për krijimin e Dosjes Olimpike ofrohen tema nga fletët e broshurave të KOKSH:
 

- Lojrat Antike Olimpike.
- Lojrat Olimpike të erës së re.          
- Çfarë di ti përqytetin e Olimpias?    
- Njohja e shtetit mikpritës.                  
- Fjalëkryqe dhe Quiz Olimpik.
- Maskoti fatsjellës i Lojërave Olimpike.
- Shembuj për Fair Play.
- Këngë e valle të vendit mikpritës.
- Simbolet Olimpike dhe kuptimi i tyre.
- Poezi dhe histori nga bota e sportit.
- Llojet e sporteve që përfshihen në Lojërat Olimpike.
- Njohja e piktogrameve.


E Premte, Dita Olimpike

Hapja                 

1.Përshëndetje nga një zotëri i njohur nga ekrani:
   (kryetari i bashkisë, sportist i njohur, përfaqësues i shoqërive sportive)

2.Hyrja e vendeve pjesmarrëse:
- Çdo klasë një vend.
- Fëmijë me veshjet e vendeve.   
- Flamuj të vendeve pjesmarrëse.
- Shoqërim me muzikë.       

3.Ndezja e Flakës të Olimpike.      

4.Fjalim udhëzuese për Ditën Olimpike.

5.Këngë Olimpike.


"Pesëgarësh Olimpik"



Mbyllja e Festës



1. Himni kombëtar/himni i shkollës, shkollor.

2. Nderim i fituesve me rënien e trompetave.

3. Valle të gëzuara të nga  pjesëmarrësit.

4. Finalja.