Udhëtimi Olimpi
k
Vendosja e gurëve për t`u nisur (nisja
)
Nëse ke hedhur zarin me numër pikësh 6, atëherë
zhvendosu për në Olimpiadë dhe hidhe edhe një herë
zarin.
Udhëzime për lojën:
Është një lojë për tre deri në gjashtë
lojtarë.
- Të gjithë pjesëmarrësit e lojës vendosen në
nisje.
- Radha e hedhjes së gurit është ajo e lëvizjes së
akrepave të orës.
- Kujt i bie i pari gjashta, lejohet të fillojë lojën e Olimpiadës.
- Bëhen aq lëvizje para, sa edhe janë edhe pikët në
zar.
- Duhet të merren parasysh udhëzimet që janë nërrathët
e lojës.
- Loja është përfunduar kur pjesëmarrësi i parafundit
arrin finishin.

Starti (Nisja):
1. Ke fituar në vitin 1996 në Atlanta një medalje të
artë. Shko tre lëvizje para.
2. Ke dëmtuar veten sepse nuk ke bërë aq sa duhet nxemje.Bëj
dy lëvizje pas.
3. Ti ke përgëzuar fituesin për suksesin e tij. Hidhe edhe
një herë zarin.
4. Ke arritur gjysmën e rrugës. Shko dy lëvizje para.
5. Në kërcimin për së larti nuk ke arritur stekën.
Bëj tre lëvizje pas.
6. Je vrapuesi me kohën më të mirë (ose ke kohën
më të mirë në vrapim) shko tre lëvizje para.
7. Gjatë ndërtimit të Fshatit Olimpik e ke dëmtuar vetëm
pak natyrën. Shko tre lëvizje para.
8. Je sjellë në mënyrë të parregullt. Kthehu në
nisje.
9. Shkolla jote do të bëjë një Olimpiadë të
nxënësve. Hidhe gurin dy herë.
10. Gjatë ndeshjes së futbollit ke marrë goditje anësore.
Shko dy lëvizje para.
11. Pikëpamja jote është, të fitosh me çdo kusht.
Mos e hidh zarin tre herë.
12. Ke fituar përsëri një medalje. Shko aq lëvizje para,
sa numri i pikëve të zarit të lojtarit pasardhës.
13. Nisje e parakohshme. Hidhe zarin edhe një herë dhe shko poaq
pikë pas sa janë në zar.
14. Vendi yt ka fituar një medalje të artë. Shko tre lëvizje
para.
15. Lojë e ndershme, kjo është pikëpamja jote. Shko tre
lëvizje para.
16. Fuqia jote nuk mjafton për të ngritur shpejtësinë
në fund. Mos e hidh zarin tre herë.
17. Ke bërë shumë stërvitje për të marrë
pjesë në Olimpiadë. Hidhe zarin dy herë dhe shko po aq
lëvizje para sa pikë janë në
zar. Nëse arrin në fushën me numër 18, kjo fushë
nuk vlen për ty.
(mendohet të mos bëhet ajo qëshkruhet
në fushën 18)
18. Lojë me dorë në futboll. Bëj njëmbëdhjetë
lëvizje pas.
19. Ke humbur, por megjithatë gëzohu, që ke marrë pjesë
në lojë. Hidhe zarin edhe një herë.
20. Ti nuk ia ke liruar korsinë e mesit një lojtari më të
shpejtë. Prit deri sa të të kalojnë ty dy lojtarë.
21. Kundërshtari yt është plagosur. Ti e ke ndihmuar atë.
Hidhe edhe një herë zarin.
22. Gjatë ndërtimit të Fshatit Olimpik është shkatërruar
pa kriter natyra në vendit tënd.
Lejohesh të luash përsëri nëseti
hedh zarin me numër pikësh 6.
23. Ke humbur lojën me stafetë. Mos e hidh zarin dy herë.
24. Korrigjon vendimin e një arbitri, megjithëse nga ky korrigjim
mund të pësosh një dëm. Hidhe zarin edhe një herë.
25. Nuk je kualifikuar për ndeshjen e fundit. Prit deri sa të të
kalojnë të gjithë lojtarët.
26. Ti ke marrë doping. Për ty mbaruar këtu ”Udhëtimi
për në Olimpiadë”.
Mbërritja (finishi)