Idea Olimpike       
           
Pierre de Coubertin (1863 - 1937)
  
Coubertin, themeluesi i Lojërave Moderne Olimpike, filloi të krijojëpara 100 vjetësh një lëvizje, me të cilën ai dëshirontetë realizonte para së gjithash reformimin  e sistemit arsimornë Francë. Vetë Lojërat  Olimpike mendohej tëzhvillohen publikisht një herë në katër vjet si ngjarjekulmore, të cilat duhet të kujtonin dhe promovonin dëshirëne madhe për edukim.
     
     

Pesë Rrathët Olimpikë
simbolizojnë pesë kontinentet dhe 
"Idenë Olimpike":



--> Edukimi harmonik i njeriut në të gjitha aspektet e tij.

--> Përmirësimi i vetvetes nëpërmjet sportit.


--> Respektim të vullnetshëm të rregullave dhe ligjeve.


--> Mendime dhe përjetime paqësore dhe mirëkuptimi i popujve.


--> Barazi të drejtash në sport dhe nëpërmjet tij.




Edukimi harmonik i njeriut në të gjitha aspektet:

Në zhvillimin dhe edukimin e të rinjve nuk luajnë rol vetëm psikika dhe intelekti, por njëkohesisht edhe ana fizike duhet të luajë rolin e saj.
  
Festat sportive të shkollës dhe aktivitetet jashtëshkollore në përgjithësi luajnë një rol të rëndësishëm në përjetimet e nxënësve, dhe sidomos në formimin e botëkuptimit mbi komunitetin.
  
Ashtu si Lojërat Olimpike mishërojnë një festë të madhe, edhe aktivitetet sportive të shkollës, kur organizohen dhe përgatiten mirë luajnë një rol të rëndësishëm nga ana pedagogjike në jetën e nxënësve. Ndërthurja e artit dhe muzikës me estetikën e ushtrimeve dhe garave sportive integron idenë e Coubertin  mbi idealin e harmonisë.




Përmirësimi personal nëpërmjet sportit

Edukimi Olimpik i arritur iu adresohet të gjithëve, edhe nxenësve të dobët, edhe sportistëve me aftësi fizike të kufizuara.

Motoja Olimpike "më shpejt - më lart - mëlarg"i referohetgatishmërisë individuale për rezultatedhe dëshirontëzgjojë dëshirën për tëbërë dickamëmirë se më parë.

Por megjithatë kjo mund  të përfaqësohet besueshëm, vetëm kur kjo formë e përsosmërisë njerëzore të arrihet edhe në sportet e rezultateve të larta me mjetet e veta dhe ndershmërisht. Manipulime (p.sh. Doping) dhe ndërhyrje kirurgjikale në zhvillimin e natyrshëm (teknologjia e geneve, ndërprerja e rritjes) e instrumentalizon njeriun dhe nuk mund të çojë në përsosmërinë sipas kuptimit njerëzor.



Respektimi vullnetar i rregullave dhe ligjeve

Në konceptin e Edukimin Olimpik ai që merret me sport duhettë meritojë respekt të veçantë.

Nxënësit duhet të mësojnë gjatë veprimtarisë së tyre sportive, por edhe nëpërmjet rivlerësimit kritik në lëndë të tjera mësimore:

-   Marrja parasysh e rregullave në sport dhe lojë (por edhe në jetë), si edhe hetimi  e zhvillimi i tyre.

-   Praktikimi i sjelljes së ndershme  dhe angazhimi me "Ligjin e Ndershmërisë" (edhe duke parë në fushat e tjeratë jetës).

-   Krijimi i një bote personale, "më të mirë"dhe të gëzueshme për të gjithë ata që aktivizohen ndershmërisht në sport.

Kërkohet vullnet i brëndshëm detyrues,  personal për sjellje të ndershme.



Paqja dhe Mirëkuptimi i Popojve


Lëvizja Olimpike Ndërkombëtare mund të transmetohet në mënyrë të larmishme në një "KurrikulumOlimpik":

-    Mirëkuptim për veçantitë  kulturore të kombeve dhe kontinenteve të tjera;
-    Njohja e llojeve të sporteve të popujve tëtjerë;
-    Njohja e kulturës së vendeve ku organizohen Lojërat Olimpike;
-    Lidhje e kontakte sportive në nivel ndërkombëtar në forma të larmishme me qëllim nxitjen e kontakteve ndërnjerëzore.

Shumë shkolla frekuentohen nga të rinj me kombësi nga më të ndryshmet. Kjo gjë duhet shfrytëzuar si një fushë loje në miniaturë për aktivitete të përbashkëta sportive.



Barazi te drejtash në Sport dhe nëpërmjet tij

Lëvizja Olimpike përfaqëson sot një qëndrim të gjërë emancipues. Duke u nisur nga mendimi themelor i Coubertin  "All games, all nations" (të gjitha llojet e sporteve, tëgjitha kombet), ai  përfaqëson jo vetem barazinë e tëdrejtave të kombeve, por  edhe të llojeve të sporteve,tëbotëkuptimeve, të racave, kulturave dhe sekseve.

Eshtë e detyrë e rëndësishme, që në shkollë të transmetohen:  toleranca kundrejt tjetrit, pranimi i formave të ndryshme të lëvizjes, sportit dhe lojës. Forcimi i përgjegjësisë vetjake të nxënësve në sport dhe nëpërmjet tij.



Betimi Olimpik

Në emër të të gjithë konkuruesve betohem, senedo të marrim pjesë në Lojërat Olimpike në garë të ndershme dhe do të respektojmë dhe ndjekim rregullat eparashtruara për të, në frymën e vërtetë tëndershmërisë sportive, për lavdi të sportit dhe përnder të skuadrave tona.

"In the name of all the cometitors I promise that we shall take part in these Olympic Games, respecting and abiding by the rules which governthem, in the true spirit of sportsmanship, for the glory of sport and the honour of our teams".