Olympik - Histori
1. IDHULLI - MODELI
Zhvillimi i programeve të garave:
- deri në vitin 728 para Krishtit bëhej vetëm një vrapim
përreth stadiumit (1 stad).
- që nga viti 724 para Krishtit vrapohej dy herë përreth stadiumit
(2 stade).
- që nga viti 720 para Krishtit zhvilloheshin edhe vrapimet e gjatanë
24
- stade, ndonjëherë edhe më të shkurtra.
- që nga viti 708 para Krishtit zhvilloheshin ndeshje mundjeje dhe ndeshje
në pesë
lloje sportesh (Pentathlon quheshin ato ndeshje në pesë
lloje sportesh në Antiken
Greke dhe përbëhej nga vrapimi në stadium, kërcimi,
hedhja e diskut, hedhje
shtize si edhe mundja).- që nga viti 688 para Krishtit edhe
ndeshje boksi.
- që nga viti 680 para Krishtit gara me pendë qesh.
- që nga viti 648 para Krishtit edhe Pankration (kombinim i mundjesme
boksin
sipas rregullave të caktuara) (vjen nga Pan-grek dhe kration-fuqi)
- që nga viti 632 para Krishtit ndeshje edhe për të rinjtë.
- që nga viti 520 para Krishtit edhe vrapim me armatim. (dy herë
rreth stadiumit
të armatosur me të gjitha llojet e armëve)
Lojrat olimpike ishin festa fetare për nder të Zeusit. Listat e
fituesve të këtyre lojrave janë të dokumentuara që
nga viti 776 para Krishtit. Hershmëria e tyre kultore shkon deri në
vitet dy mijë para krishtit. Çdo katër vjet (= njëOlimpiadë)
kthehej lajmi i shenjtë në Olimpia si pikëtakimi e ndeshjeve
dhe shikuesve nga e gjithë bota greke. Paqja Olimpikei siguronte pj4esëmarrësve
një udhëtim të lirëpëe në Olimpia. Me pushtimin
e Greqisë mundën tëmerrnin pjesë në këto lojra
edhe qytetarët romakë.Agon quhej festa, por edhe vendi ku organizohej
ajo. Njëra nga shprehjetfondamentale që u soll nga Homeri në
Ilia ishte:
"Të jesh gjithmonë më i miri dhe më shembullori(i dalluari)
para të tjerëve"
Fituesit merrnin një kurorë me një degë të pemës
së shenjtë të ullirit si edhe të drejtën për
të vendosur një statujë të fituesit në Olimpia.Fituesi
i sillte atdheut të tij përveç nderit edhe tëmira materiale.
I humburi nuk merrte asgjë, madje humbja konsiderohejjo pak herë
si turp. Femrat ishin të përjashtuara nga pjesëmarrjaGratë
mundnin të lejoheshin si pronare të merrnin pjesëme kuajt
e tyre në vrapim.Në vitin 393 pas Krishtit perandorikristian Theodosius
І ndaloi të gjitha kultet pagane, e kështuedhe Lojërat Olimpike.
Në vitin 426 pas Krishtit u shkatërruanme urdhër të perandorit
Theodosius П të gjitha kultet e shenjta,e bashkë me to edhe Olimpia.
2. IDEJA
Fillimi i lojërave moderne i ka rrënjët në përpjekjet
e francezit, Baronit Pierre de Coubertin (1836-1937). Ai shikonte në
sportin anglez të shekullit të 19 një mundësi edukimi.
Udhëtimet për studime në Angli dhe Amerikën e Veriute
bindën atë, që fuqitë e karakterit të fituaranë
sport nxisin (ndihmojnë) "demokracinë e shëndetshmedhe internacionalizmin
paqësor". "Të kërkosh ngapopujt të duan njëri tjretrin,
është punë fëmijësh.Të respektosh vetveten
nuk është utopi. Por për tërespektuar përreth vetes,
duhet që njihesh përpara me njerëzitpërreth vetes, dhe
për këtë shërben veçanërishtLëvizja
Olimpike".
Me inisiativën e Coubertin-it u organizua në vitin 1894 një
kongres ndërkombëtar për sportin në Paris, që rezultoi
edhe me themelimin e Komitit për Lojërat Olimpike, IOC e sotme.
Lojrat e para u bënë në Athin më 1986.
Greku Demitrios Vikelas, presidenti i parë i IOC gjeti mbështetje
tek Oborri Mbretëror Greke dhe tek greku Georgios Averoff, që jetonte
në Alexandria. Ky i fundit financoi ndërtimin e Stadiumit Olimpik
të Athinës mbi themelet antike.Ditën e hënë të
pashkëve në vitin 1896, në parani të 70 000 shikuesve
u përurua fillimi i Lojërave. Nga mbi 300 sportistë të
13 vendeve dhe deshjeve të zhvilluara dolën fituesit. Megjithëse
me atletikën e lehtë e me mundje, e për më shumë
me maratonës u vendos lidhje me antiken, idea e Coubertin me Lojërat
e Kohës së Re nuk dëshironte të rekonstruktonte idhujt
antik.
3. ZHVILLIMI
Në kuadrin e prezantimeve botërore nuk i kushtohej aq shumë
vëmendje
Lojërave Olimpike të 1900 dhe 1904. Në Paris si edhe në
Sant Louis ishin të shpërndara
ndeshjet në shumë muaj. Kufizimi kohor dhe mbajtja e një protokolli
të vazhdueshëm mbi
ceremonitë e hapjes si edhe të mbylljes i dhanë
Lojërave Olimpike të 1906 në Athinë, 1908
në Londër dhe 1912 në Stokholm hapësirën e
nevojshme për një ndikim të jashtëm positiv.
Lufta e parë botërore u bë një kërcënim
ekzistencial për idenë paqësore Olimpike.
Por megjithatë lojërat mbijetuan dhe u afirmuan në Antverpen
(1920), Paris (1924) dhe
Amasterdam (1928) si ngjarje sportive të mëdha.
Rritja e rëdësisë së shoqatave profesionale, rregullat
e njësuara për gara dhe përdorimi i
teknikave te reja matëse objektivizuan krahasueshmëtine e rezultateve.
Lojrat e para Olimpike të Dimrit në vitin 1924 në Chamonix
e zgjeruan Lëvizjen Olimpike
Si pasojë e krizës botërore ekonomike mundën tëmerrnin
pjesëvetëm pak evropianë në
vitin 1932 në Los Angelos. Në vitin 1936 Berlini përjetoiLojërat
e para Olimpike në
territorin gjerman, të organizuara në mënyrë perfekte.
Pas luftës së dytë botërore filloi në vitin 1948
në Londër radha e Lojërave Olimpike e
pandërprerë deri më sot. Stacione të rëndësishme
në zhvillimin e mëtejshëm të tyre ishin
edhe pjesëmarrja e Bashkimit Sovjetik 1952 në Helsinksi si edhe
organizimi i tyre në
kontinente të tjera (në Mebournë në 1956, në Tokio
në 1946 dhe Meksikë në 1968). Gjatë
Lojërave Olimpike të vitit 1972 në Münih, iu dha
mundësia Lëvizjes Olimpike Gjermane
t`i prezantonte botës një imazh paqësor të vendit.
4. KËRCËNIME DHE KRIZA
Lojërat Olimpike, pas rritjes së rëndësisë së
tyre u keqpërdorën edhe për qëllime që nuk
kishin të bëjnë me sportin. Qeveri, lëvizje përpavarësi
dhe terroristë të ndryshëm e kanë
këmbyer gjithnjë idenë e paqjes së Lojërave Olimpike
dhe kanë çuar në kriza ekzistenciale
të tyre: Lojrat gjatë luftërave botërore në 1916,
1940 dhe 1944 nuk u zhvilluan.
Në 1936 Hitleri i shfrytëzoi Lojërat në Berlin
dhe në Garmish-Patenkirchen për qëllime
propagandistike, për një prezantim të politikës së
tij të brendshme dhe të jashtme.
Në 1956 si rezultat i krizës së Kanalit Seuz-it hoqën
dorë nga pjesëmarrja në këto lojra shumë vende
arabe.
Në 1968 në përkrahje të lëvizjes sëtë
drejtave të qytetarëve, disa fitues me ngjyrë të
lojrave Olimpike demostruan me grushtin e mbledhur dhe të drejtuar simbolit
Black-Power.
Në 1972 ishin duke u ndërprerë Lojërat Olimpike
në Mynih, pas sulmit të një
njësieterroriste palestineze mbi skuadrën izraelite dhe pas vrasjes
së pengjeve gjatë
përpjekjes së policisë për t`i liruar ato.
Në 1976 vendet e Afrikës së Veriut bojkotuan si protestë
ndaj politikës së apartejdit të Afrikës së Jugut
Lojërat e Montreal-it.
Në 1980 USA, shumë vende të Evropës Perëndimore
dhe Japonia nuk morën pjesë në Moskë në formë
proteste ndaj hyrjes së trupave së Bashkimit Sovjetik në Afganistan
(1979).
Në 1988 u ndalua një bojkot megjithë tensionet ekzistuese
midis Koresë së Veriut dhe të Jugut, edhe
pse në Korenë e Jugut çështja e të drejtave të
njeriut paraqitej e rënduar.
Në 1996 një goditje me bombë hodhi hije dyshimi mbi
Lojërat Olimpike në Atlanta.
5. SHUMËLLOJSHMËRIA E LOJËRAVE VERORE
Sporti qëndronte si edhe më parë në qendër të
Lojërave Olimpike përkrah
idealeve edukuese dhe evenimenteve kulturore të synuara prej tij. Që
prej 1896
kanë marrë pjesë në ndeshje afërsisht 90 000 atletë
dhe atlete nga më shumë se
200 vende. Me këtë pjesëmarrje lidheshin dy principe Olimpike
"citius, altius,
fortius" (më fort, më lart, më larg) dhe "pjesëmamarrja
është më e rëndësishme se
fitorja".
Ndeshja e 10 000 atletëve në 300 gara për të fituar
medalje është përsa i përket
shumëllojshmërisë pothuajse e pamundur të ndiqet
me sy. Por megjitatë
implantohen gjithnnjë lloje të ndryshme sportesh në programet
Olimpike.
6. LOJËRA QË PËRFSHIJNË GJITHË BOTËN
Që prej 1948 (në Londër) Lojërat Olimpike u shndërruan
në një ngjarje të unike
në llojin e tyre.
Radioja, televizori dhe teknika satelitore e transmetimit të lojrave
në të gjitha
pjesët e rruzullit tokësor luajtën një rol të rëndësishëm
në këtë zhvillim. Në
Familjen Olimpike radhiten 201 vende.
IOC ka me këtë më shumë pjesëmarrës se
OKB.
Lëvzja sportive u kthye ndërkohë në të gjithë
botën në një faktor politiko –
shoqëror dhe ekonomik. Lojërat Olimpike u kthyen nënjë
motor të zhvillimit
ekonmik në vendin përkatës. Ato gjejnë interes vazhdimisht
në rritje tek
politikanët dhe sponsorizuesit nga sektori ekonomik.
Për zhvillimin e sportit në kontinente të veçanta u
organizuan aktivitete të
krahasueshme me ato të Amerikës së Jugut, Afrikës dhe
Azisë.
7. DËSHMI PËRÇARËSE
Profesionist apo amator?
Kjo pyetje mbizotëroi në Lëvizjen Olimpike për dekada.
Veçnërisht gjatë
drejtimit të Presidentit të IOC Avery Brundage (1952-1972) kjokundështi
u bë
akoma edhe më e mprehtë. Edhe në vitin 1972 u përjashtua
nga Lojërat Dimërore
në Sapporo skiatori Karl Shranc për shkak të moslejimit
në konkurim të
profesionistëve. Edhe më parë iu është mohuar
disa fituesve të Olimpiadave
medalja për shkak të të ardhurave të ndaluara që
ata kishin. Që prej 1981 IOC e
shfuqizoj statusin e amatorit. Me këtë mund të jenë
në garë sportistët më të
mirë e të gjithë botës. Lojërat Olimpike u
bënë gjithnjë e më tërheqëse.
Madhështia
Numri i atletëve dhe kombeve pjesëmarrëse ështërritur
vazhdimisht. Numri i
garave dhe i shikuesve ka arritur dimensione të tilla, të cilat
rrezikojnë të minojnë
rrjedhën organizative. E megjithatë gjithnjë e më shumë
konkurojnë qytete për
organizimin e Lojërave Olimpike. Televizione dhe sponsorë sigurojnë
financimin.
Korrupsioni
Nëpërmjet korruptimit të anëtarëve të IOC qytetet
konkuruese janë përpjekur
për të blerë për vete organizimin e Lojërave Olimpike.
Manuipulimi i arritjeve
Dëshira për të fituar i hapi derën qoftë edhe me
çdo lloj çmimi mashtrimit. E
keqja më e madhe në këtë mashtrim është dopingu.
Që prej skualifikimit të vrapuesit Ben Johnson në 1988 për
shkak të marrjes së
Anabolizantëve, lufta kundër dopingut është njënga
pikësynimet e IOC-së.
Përkrah kësaj janë për t`u kostatuar edhe zhvillime të
tjera të gabuara; kështu
bëhen pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike disa lloje
sportesh të reja e që kanë
përhapje të vogla.
Po kështu duhen injoruar edhe ndikimet negative të trajnimit për
rezultate të
larta në moshën e rinisë dhe të fëmijërisë.
Media
Ndikimi i televizionit është shumë i fuqishëm. Mediet
e ndryshme përcaktojnë
tërheqshmërinë dhe vlerën në treg të llojeve
sportive të veçanta. Plani kohor duhet
t`i përshtatet gjithnjë e më mirë orareve të
transmetuese.
8. GJENDJA AKTUALE E OLIMPIZMIT
Statuti i IOC-së parashikon barazi të të gjitha racave, gjinive,
zonave dhe botëkuptimeve
për anëtarët e Familjes Olimpike. Olimpizmi vlen sisimbol
i internacionalizmit sportiv dhe
paqe. Vendet ku realizohet kjo në mënyrë të veçantë
janë Kampet Olimpike të të rinjve
dhe Akademia Olimpike Internacionale (IOA).
- IOA ndihmon në përgatitjen para së gjithash të njerëzve
të rinj për detyrat Lëvizjes
Olimpike. Ajo është sot edhe një forum për pedagogë,
trajnierë, funksionarë, shkencëtarë
dhe gazetarë për çështjet aktuale të Lëvizjes
Olimpike.
- Programi Solidaritetit Olimpik të IOC-s dhe programi i mbështetjes
sportive të
Komitetit Olimpik Nacional për Gjermaninë ndihmojnë
Komitetet Olimpike të vendeve eë
botës së tretë me Know-how (njohuritë për
zhvillimin praktik të Olimpiadave), trajnim,
mësues, infrastukturë dhe mjete financiare.
- "Olimpik Aid", një aksion solidarizues i atletëvenorvegjezë
në Lillehammer në 1994, në
mbështetje të problemeve sociale të mprehta
është bërë shembull për zhvillimin e
aksioneve të ngjashme si p.sh. në Atlantë.
- IOC dhe NOK mbështesin fushata t ë ndershme dhe me këtë
japin sinjale ndaj jo
ndershmërisë në sport, shoqëri, politikës,
ekonomisë dhe medias. Idea Olimpike e
Coubetin-it që njerëzit e këtij rruzulli tokësor
gjejnë njëri-tjetrin nëpërmjet sportit,
trajnimit dhe ndeshjeve, është një program i së
ardhmes.
- Reforma e IOC-së dhe marrja e atletëve të zgjedhur në
organet e saj do t`i bëjnë në të
ardhmen vendimet më transparente.