Më shumë lojra dhe sport në shkollë

Pse duhen më shumë lojra dhe sport ne shkolla?

- Kënaqësi në shkollë dhe kohë e lirë
- Sfidon dhe provon  trupin.
- Ndërrmerr  aktivitete  me të tjerët (të hysh në kontakt me të tjerët)
- Del njëhere  nga rutina (gjerat e përditshme)
- Provon e të vënit në lëvizje.
- Zhvillon iniciativën vetjake.
- Tregon zellin tend.
- Pranon rregullat e lojës.
- Shijon fitoret dhe mëson edhe konzeptin e te humburit.
- Je pjesë e bashkësie internacionale të sportit.


Cfarë mund të përmirësohet?

- Më shumë mundësitë e lëvizjes ne oborrin e shkollës.
Oferta të larmishme te lojrave dhe të sporteve në oborrine shkollës.
- Më shumë mundësi për të lëvizur në godinat e shkollës.
Pushim me tw lwvizurin para, gjatë dhe në mësim
- Orë mësimore të edukimit fizik mbresëlënëse.
Mësim dhe ndërmjetësim i llojeve të sportit dhe të lojrave.
- "Olimpiada me nxënësit e shkollave, trajnim i të rinjvepër olimpiada."
Organizimi i ndeshjeve dhe javëve olimpike.
- Trajnim per stemat (pince).
Përgatitja dhe marrja ne provim.


Si mund të realizohet kjo?
Formimi (Themelimi) i një projektgrupi i
"Shkolla në lëvizje"


Në këtë projektgrup duhet të përfshihen tëgjithë personat ose grupet që marrin pjesë (janë tëpranishëm) në jetën shkollore
Përfaqësues të shkollës:
Drejtuesit e shkollës, mësues, prindërit dhe kujdestarët e shkollave. (menohen ato që kujdesen për mirëmbajtjen e godinave dhe ambienteve te shkollave)
Grupe të  jashtme:
Përfaqësues të shoqatës, banorë dhe grupe sociale
Perfaqësues zyrtarë:
Administrata e qytetit, ministritë dhe shkencat sportive.
Ekspertët e panifikimit:
Arkitektë dhe profesionistë. (zanatcinjtë)

Si mund të realizohet?
Cfarë duhet të mbajë  parasysh gjatëpunës së tij projektgrupi


- Vende të hapura takimesh për të gjitha moshat.
- Aktivitete të larmishme të lëvizjes me karakter prove dhe sfide (shtytje për më tej)
- Oferta të thjeshta dhe të kuptueshme për secilin.
- Oferta që mund të ndryshohen për t´u përpunuar më tej dhe për t´u modifikuar.
- Marrja parasysh e rregullave dhe aktiviteteve internacionale.
- Pajisje (aparate sportive) të sigurta dhe të kontrolluara


Nga do të lindin idetë?
Përfshirja e dëshirave të nxënësve.


   Mënyra e proçedimit për mbledhjen e dëshirave të nxënësve:

- Pyeten klasat për nevojat e tyre.
- Vëzhgim i sjelljes së nxënësve.
- Pyeten nxënësit me anën e anketimeve.
- Varen tabela ne mur ku mund të shënohen dëshirat e nxënësve.


Nga do të vijnë idetë?
Përfshirja e dëshirave të mësuesve-/ prindërve dhe dëshirave të tjera


   Mënyra e proçedimit për mbledhjen e këtyre dëshirave:

- Pyetet projektgrupi gjatë mbledhjeve të organizuara mbi nevojat dhe ide të reja.
- Pyeten dëshira të ndryshme me anë të anketimeve.


Përqasjet rreth mundësive të realizimit të këtyre ideve nuk duhet të dominojnë në këtë kohë planifikimet, përkatësisht  të kufizojnë kreativitetin. Edhe vlerësimi dhe publikimi i rezultatve të këtyre dëshirave duhet të bëhet në shkollë.

  
Përgatitja e planeve të para

Konstatim i shpenzimeve të mundshme në rast përfshirje në këtë projekt të specialistëve.
Përfshirja e një specialisti për çështjet e sigurimit me eksperiencat  përkatëse.
Për rregullimin e oborrit të shkollës duhet të përfshihen edhe organet përgjegjëse për zbatimin e rregullave të qarkullimit.
Përgatitja e një plani përfundimtar mundësisht nga një arkitekt, gjë e cila mund të ketë përparësitë e veta gjatë kërkimit për një mbështetje dhe ndhihmë të mundshme.
Bërja e njohur në kohë e planeve , për të arritur një pjesëmarrje të të gjithë atyre që kanë të bëjnë me këtë plan.


Propozime për proçedurën e mëtejshme

Dikutim për mundësitë optimale dhe të bëshme. Përmbledhje/ llogaritje e saktë e të gjitha shpenzimeve për të gjithë planin.
Dallim midis shpenzimeve te investimit dhe atyre të mëpashme me afat kohor.
Marrja parasysh e arritjeve (punëve) të cilët mund të behen vetë nga ndihmësit profesionalë (për shembull nga zanatcinjtë)
Marrja parasysh e punëve që mund të realizohen nga vetë nxënësit, mësuesit dhe prindërit. ( nuk duhet të jenë nën 30%)
Themelimi (Formimi) i një shoqate mbështetëse të shkollës e cila e mbështet këtë me anën e aksioneve për mbledhjen e ndihmave.
Përcaktimi i partnerëve te cilëve mund t’ i drejtohesh për mbështetje të mundshme dhe evetualisht dhe për ndonjë mbështetje financiare.
Informim i nxënësve dhe i vendeve të interesuara përkëtë projekt.

Rregullimi i oborreve shkollore
shiko shembujt në anën praktike
"Pajisje që përdoren për lojra dhe ato sportive"


Shembujt e shumtë të anës praktike të lidhura pjesërisht edhe me vizatime (skicime) teknike dhe me materiale duhet të japin një nxitje dhe të ndihmojnë "shkollat të vihen në lëvizje"


Edukimi fizik
Shiko shembujt me anën praktike
"Prezantim i sporteve"


Ndihmë në  dhënien e mësimit mbi llojet e veçanta të sporteve mund të jenë videot, disketat CD-të dhe librat me tekste për prezantimin e sporteve.

Aktivitete të veçanta sportive
shiko shembujt me anën praktike
"Olimpiada me nxënësit, trajnimi  nxënësve për olimpiadat dhe stemat (pince)"


Tema të cilat lidhen me lëndën, programme të hollësishme të ndeshjeve, të cilat mund të organizohen brenda klasës, shkollës, zonës dhe vendit dhe një javë sportive përkatëse do të trajtohen më imtësisht.